Monday, October 19, 2015

Teksti argumentues

Teksti argumentues-bindës
Qëllimi i saj është të bindë lexuesin të pranojë a të përvetësojë idetë e autorit ose të veprojë sipas tyre. Kjo dallon qartë nga qëllimi i të shkruarit shpjegues, i cili synon që lexuesi të kuptojë idetë e autorit. Ky dallim mes të kuptuarit të ideve dhe pranimit të tyre është dallimi parësor midis shpjegimit dhe bindjes. 
Eseja argumentuese-bindëse nuk është metodë retorike organizimi, strukture apo zhvillimi, por është një lloj të shkruari. Kjo do të thotë se bindja mbështetet në lloje të tjera të shkruari për strukturën, organizimin dhe zhvillimin. Në të vërtetë, të shkruarit bindës mbështetet shumë te të shkruarit shpjegues, tregues dhe përshkrues. 
Propozimi ashtu si në të gjitha llojet e eseve, në esenë shpjeguese teza është një nga pjesët kryesore të saj. Ndërsa në esenë argumentuese-bindëse ajo paraqitet në formën e një propozimi. Propozimi shkruhet në një formë tjetër. Lexuesi mund ta pranojë propozimin ose ta refuzojë atë. 
Propozimet mund të jenë: 
a. përgjithësues : Duhen ndjekur të gjitha orët e mësimit. Shumë nxënës që mungojnë nuk dalin mirë në mësime 
b. I veçantë: Duhen ndjekur të gjitha orët e mësimit. Nxënësit që mungojnë më shumë se 25% të orëve, në ndonjë lëndë, nuk lejohen të futen në provim.
 
Modele tezash dhe propozimesh 
Tezë: 
Duhanpirësit e rregullt janë të rrezikuar nga ndikimi i shumë pasojave anësore të dëmshme për shëndetin. Propozimi: 
Duhanpirësi po rrezikojnë seriozisht shëndetin. 

Udhëzim për shkrimin e esesë argumentuese-bindëse 
Së pari, filloni esenë me një propozim. Propozimi është ideja qendrore dhe zotëruese që mbështetet dhe zhvillohet nga idetë e tjera. Nëse propozimi mungon, është i dobët ose nuk shkruhet si duhet, pavarësisht sa mirë shkruhet, eseja nuk do të jetë shumë bindëse. 
Së dyti, të shkruarit duhet të jetë i organizuar mirë. Autori, i cili përvijon qartë idetë e tij dhe i paraqet ato në formë të rregullt e logjike, ka më tepër shanse ta bindë lexuesin, se sa një autor i cili shmanget, përsërit dhe hidhet nga një mendim në një tjetër. 
Së treti, paragrafët duhet të kenë koherencë (vazhdimësi logjike) kontrolloni edhe gjatësinë e paragrafëve për të mënjanuar skajshmëritë. Paragrafët e cunguar mund të jenë turbullues, ndërsa paragrafët shumë të gjatë mund të jenë të mërzitshëm. 
Së katërti, zhvilloni idetë në mënyrë të plotë e të veçantë. Për këtë përdorni shembuj e detaje. Shmangni të qenit përgjithësues. 
Së pesti, faktet, shifrat dhe të dhënat statistikore, dëshmitë e personave që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve, ide të njohura nga të gjithë, rregulla të ndryshme etj. ngacmojnë intelektin e lexuesit. Ndërsa informacioni që ka të bëjë me ndjenjat ngacmon emocionet e tij. Tek lexuesi duhen ngacmuar të dyja anët, emocionale dhe intelektuale. 
(Marrë nga “Si të shkruajmë ese” CDE, Tiranë, 2014) 

Dallimi mes argumentit dhe opinionit 
Argumenti                          Opinioni 
Objektiv                             Subjektiv 
Fakte                                  Pohime 
Dëshmi e provueshme         Supozime 
E papërcaktuar            Personale 

Llojet e shkrimit 
Tekstet kryesore argumentuese janë: fjalimet e politikanëve, mbrojtja e avokatëve gjatë proceseve gjyqësore, tekste reklamash etj. 

Karakteristikat strukturore 
Ka këtë strukturë: 
• Një paraqitje të problemit me karakter informativ, që shërben si hyrje për argumentimin; 
• Një tezë (propozim); 
• Argumentet për të mbështetur tezën; 
• Antitezë; • Argumente të kundërta me antitezën; 
• Përfundimin. Karakteristikat gjuhësore 
• Përdorimi i foljeve kryesisht në kohën e tashme. 
• Përdorimi i gjerë i konektorëve që tregojnë pjesët ku jepet argumentimi (por, megjithatë, për të treguar kundërshtinë) 
• Përdorimi i teksteve të llojeve të tjera (përshkrues, paraqitës, narrativ) në funksionin bindës. 

(Marrë nga Gjuha shqipe dhe letërsi X, Albas) 

Gjuha e argumentit 
Arsyetimi induktiv përfshin zhvillimin e përgjithësimeve bazuar në vëzhgimin e një numri të kufizuar të ngjarjeve që kanë lidhje ose eksperiencës. 
Praktik apo empirik. Kuptojmë nxjerrjen e vërtetësisë së një pohimi apo të një teze, duke paraqitur pasojat praktike të pohimit apo tezës. Thuhet se Galileu, për të argumentuar tezën e tij se në shpejtësinë e rënies së trupave nuk ndikojnë as pesha as natyra e trupave, hipi në maj të Pizës dhe që andej lëshoi trupa me peshë të ndryshme, të cilat në tokë arrijnë në të njëjtën kohë. Argumentime praktike empirike (nga përvoja) janë edhe eksperimentet e ndryshme në laboratorë. 
Arsyetimi deduktiv përfshin në thelb procesin e kundërt; arritja në një konkluzion specifik bazuar në parime të përgjithshme, vëzhgime, ose eksperienca (që do të thotë, përgjithësime). Kur argumentimi praktik apo empirik nuk është i mundshëm përdoret ai teorik apo racional. Me të kuptojmë nxjerrjen e vërtetësisë së një teze, duke përdorur disa argumente apo prova, të cilat ose janë vërtetuar më pare ose merren si të vërteta. Kështu veproi Kanti për të argumentuar tezën e tij se të gjithë planetët e kanë prejardhjen e tyre nga dielli. Ai u mbështet në hipotezën se të gjitha trupat që sillen në të njëjtin drejtim në hapësirë kanë prejardhje të njëjtë; meqë të gjitha planetët sillen rreth Diellit, Kanti përfundoi se ata kanë prejardhjen e tyre nga një substancë diellore. Kjo mënyrë e të arsyetuarit quhet ndryshe deduksion, pra nisja nga përgjithësime (premisa) dhe i aplikoni ato për një rast të veçantë, në mënyrë që të nxirrni një përfundim për atë rast specifik. 
E kundërta e deduksionit është induksioni. Gjatë induksionit në interpretojmë faktet. Për shembull, nëse në një shportë me mollë 6 prej tyre janë të ëmbla, ju mendoni se të gjitha mollët në shportë janë të ëmbla. Përdorimi i probabilitetit për të bërë përgjithësime quhet përfundim induktiv. 
Fakti. Në vetvete fakti është i padebatueshëm. Fjala faktike reflekton ekzistencën aktuale dhe domosdoshmërinë e diçkaje, gjëra të cilat mund të verifikohen objektivisht. Shembull: Hëna është i vetmi satelit natyror i Tokës. 
Kur faktet shprehen me numra quhen statistika. Statistikat quhen edhe fakte të paprovuara. Faktet e paprovuara shpesh të çojnë në përfundime të gabuara. 
Opinioni. Analiza statistikore, që do të thotë fakte të provuara reflekton një opinion të caktuar, opinioni përbën atë të cilën dikush beson, nuk është domosdoshmërish e vërtetë, thjesht sepse dikush e beson. Opinionet marrin forma të ndryshme: 
Preferenca përbën opinionin shprehës të shijes personale: atë që dikush pëlqen ose nuk pëlqen. Fjali të tilla si: “Filmat me tmerr i kam më përzemër” apo “Vrapi është ushtrim shumë i mirë fizik” shprehin preferenca jo fakte. 
Gjykimi përbën një opinion të bazuar diku. Preferencat mund të shprehen me gjykime: Tipi i muzikës hip-hop, më tepër sesa muzika popullore, reflekton shijet e rinisë.

4 comments:

  1. That іs a very good tip especially to those new to the Ьlogosphere.
    Simple but very accurate info… Appreciate your sharing this one.
    A must read post!

    ReplyDelete