Vargu është njësi poetike që përbëhet nga një numër i caktuar
rrokjesh.
Metrika është studimi dhe njohja e organizimit të vargjeve quhet
metrikë
Klasifikimi i vargjeve
Në bazë të numrit të rrokjeve. Theksi
është veçori tjetër e vargut. Dallojmë
theksin tonik dhe ritmik.
Theksi tonik është theksi që i
jep tonin fjalës dhe bie mbi një zanore. Çdo fjalë në gjuhën shqipe ka theksin
e vet, i cili bie mbi një rrokje të caktuar të fjalës. Rrokja mbi të cilën bie
theksi, quhet rrokje e theksuar. Sipas vendit ku ndodhet rrokja e theksuar,
fjalët ndahen në fjalë fundore (oksitone),
(që theksohen në rrokjen e fundit): liri,
atdhe, burrëri, trimëri; fjalë
parafundore (paraoksitone, që theksohen në rrokjen e parafundit): lule, male, shoku, paqe; fjalë
tejparafundore (proparaoksitone, fjalë që theksohen në dy rrokjet e
parafundit të fjalës): hekura, lepuri,
fushave, këngëve etj. Përveç theksit tonik që e hasim në fjalë të ndryshme,
kemi edhe theksin ritmi që e hasim
brenda vargut në një, dy a më shumë rrokje të tij. Ashtu siç kemi fjalë
fundore, parafundore dhe tejparafundore, asht kemi edhe vargje
fundore, parafundore dhe tejparafundore. Kur fjala mbaron me theks fundor,
rrokja njësohet për dy rrokje më shumë dhe vargu quhet mashkullor (shembulli
1); kur vargu mbaron me theks parafundor numri i rrokjeve nuk merret as më
shumë, as më pak, por aq sa është dhe
vargu quhet femëror (shembulli 2); kur vargu mbaron me theks tejparafundor,
sado rrokje të ketë pas theksit ritmik, ato të gjitha numërohen si një rrokje
dhe vargu quhet daktilik (shembulli 3).
a. Katërrokëshi – ndeshet rrallë në poezinë tonë, si
varg i shkurtër, me mundësi të vogla shprehëse:
Flutu,
flutur (1, 3)
zoj’e bukur,
bukën e re,
sillnaj ne.
(këngë popullore për fëmijë)
b. Vargun pesërrokësh, një varg mjaft i gjallë me theksin
ritmik në rrokjen e katërt
Po shkrihet bora,
dimni po shkon;
bylbyl’i vorfën
pse po gjimon?
(Ndre Mjeda)
c. Gjashtërrokëshi – është varg tipik lirik që ka
shtrirje të gjërë si në këngët rituale, të dashurisë, në vajet etj.
Ja
thona një valle (2-5)
me dert e me halle (2-5)
me dert e me halle (2-5)
ky zinxhir i hollë (2-5)
larë me flori (1-5)
(Këngë popullore)
d. Shtatërrokëshi – është një varg i rrallë të cilin e
ndeshim edhe në letërsinë popullore edhe në të shkruarën.
E hangri Zoga shishëm (2-6)
por Tringa s’hangri gja (2-4-6)
as Lokja q’ish vra (2-6)
mbas çikës, s’hangri dot?
(2-6). Ndre
Mjeda në poemën e tij “Andrra e jetës”:
e. Tetërrokëshi – është vargu më i përdorur në
vjershërimin shqip dhe për nga përdorimi është vargu më i moçëm, të cilin e
kanë përdorur edhe shkrimtarët tanë të vjetër si Lekë Matrënga, Pjetër Budi.
me jep forc’e më jep shpresë
(3-7)
anës Elbës, anës Spresë. (3-7)
f.
Nëntërrokëshi
- është varg i huazuar nga gjuhët neolatine. E ndeshim në poezinë e Fan
Nolit, të Lasgush Poradecit e të poetëve të tjerë të sotëm. Skema ritmike e tij
është: 2-5-8.
Ti det, brohori fshehtësirë!
(2-5-8)
Kuptim i potershëm, ti det!
(2-5-8)
...Po, heshtje. Ndaj valës së
nxirë (2-5-8)
Gjeniu i anijes po flet (2-5-8)
(Lasgush Poradeci, Gjeniu i anijes)
g. Dhjetërrokëshi – është vargu më i përhapur në poezinë
popullore, sidomos në ciklin e “Mujit e të Halilit”, të “Gjergj Elez Alisë”
etj.
Trim mbi trima aj Gjergj Elez
Alia (3-5-9)
h. Njëmbëdhjetërrokëshi – është një nga vargjet kryesore të
metrikës italiane. Me këtë varg Dante Aligieri e ka shkruar veprën e tij “Komedia hyjnore”, kryevepër e letërsisë
italiane dhe e asaj botërore.
Po nuk u shuejt edhe jo
Shqyptaria; (4-7-10)
lodhun prej hekrash që mizori i
njiti (4-8-10)
lodhun prej territ ku robnimi e
qiti (4-8-10)
(Ndre Mjeda, Liria)
i.
Katërmbëdhjetërrokëshi – e ndeshim shumë rrallë në poezinë
shqipe. Përbëhet prej dy vargjeve shtatërrokëshe dhe theksohet sipas
shtatërrokëshave që e përbëjnë. Ka dy theksa kryesorë të palëvizshëm: 6-12.
j.
Vargu katërmbëdhjetërrokësh ndryshe
quhet aleksandrin , sepse këtë varg më parë e kanë përdorur poetët e
qytetit të Egjiptit, Aleksandria. Me këtë varg është shkruar poema franceze
“Romani i Aleksandrit” në shekullin XII, prej nga vjen edhe emri i tij, që
është përdorur shumë në letërsinë franceze. Aleksandrini francez ka dymbëdhjetë rrokje
të ndarë në dy gjashtërrokësha, me cezurë dhe dy theksa të detyrueshëm në
vargun e gjashtë dhe në të dymbëdhjetin. Me këtë varg në shekullin XVIII janë
shkruar tragjedi.
O këngë pleqërishte! Ti vjershë
e vendit tim!
Ti fjalë që më dhimsesh e që më
bën ujem!
(Lasgush Poradeci)
Vargi i lirë
– lindi si shenjë revolte e krijuesve ndaj formave tradicionale të metrikës,
por megjithatë shumë forma të lashta të vargut mund të konsiderohen si vargje
të lira dhe këto forma përdoren edhe në krijimet poetike të poetëve
bashkëkohorë. Përkundër vargjeve të matura, vargjet e lira kanë një orgnizim
krejt tjetër, më të ndërlikuar se vargjet e matura. Ato janë të organizuar
sipas mendimit dhe ndjenjës që shprehin, nga një ide e caktuar, nga ritmi i
tyre që quhet ritëm i brendshëm, që lidhet më tepër me kuptimin që shprehin
ato, pastaj me intonacionin e të folurit të emocionuar, të gjallë e deri te
kombinimi i elementeve dhe i vargjeve të tëra, të marra nga sistemi tradicional
i vjershërimit. Andaj nuk ekziston një varg plotësisht i lirë, në të kundërtën
ai do të shndërrohej në prozë. Ai është një varg që nuk ka një numër të caktuar
rrokjesh, as vendosje fikse të theksave ritmikë. Si poet i parë i vargut të
lirë përmendet shkrimtari amerikan Wolt Witman me përmbledhjen e tij “Fije bari” të botuar në vitin 1855. Në
letërsinë shqipe vargun e lirë për të parën herë e ka përdorur Asdreni në
veprën e tij “Psalme murgu” të botuar
më 1930 në Bukuresht (Drini, Pamje, Juda i ri etj.), ndërsa vendin e vërtetë ia
dha poeti ynë i “Vargjeve të lira”,
Migjeni. Këtë formë të vargut të lirë kanë vazhduar ta përdorin me sukses shumë
poetë të kohës sonë, si: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Llazër
Siliqi, Enver Gjerqeku, Ali Podrimja, Murat Isaku etj.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çasti ynë i mbramë
edhe fatlum
ditëm me thanë:
s’duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis’njerëzore,
jo, jo! S’i duem humbjet prore-
duem ngadhnjim!
(Migjeni, Na të birtë
e shekullit të ri)
Vargu i thyer – është varg i cili krijohet duke thyer vargun e
rregullt për arsye të ndryshme, për të veçuar një fjalë, një pjesë të vargut
nga pjesa tjetër, për të shquar atë pjesë me qëllim të krijimit të vlerave të
reja emocionale.
Dhe në vargjet
mbeti ajo baltë
mbeti ai bar,
ai tërfil,
mbeti ai fyell
ai mjaltë,
mbeti ai gjemb e trëndafil.
(Dritëro Agolli, Devoll,
Devoll)
Vargjet sipërme në të vërtetë janë
vargje të rregullta, por shkrimtari bën thyerjen e tyre për të theksuar disa fjalë.
Vargu i bardhë
– është varg me madhësi të ndryshme, me një numër të caktuar rrokjesh, theksash
ritmikë që nuk kanë rimë. Këtë lloj
vargu e ka përdorur Fan Noli në përkthimin e tragjedive të Shekspirit. Vargun e
bardhë e ndeshim në ciklin e Veriut, në epikën legjendare etj., ndërsa në
letërsinë e shkruar e gjejmë te De Rada, Gavril Dara i Riu etj. Në letërsinë e
huaj vargun e bardhë e ka përdorur Shekspiri për t’i shkruar tragjeditë e veta,
pastaj Pushkini në veprat e tij dramatike.
flm
ReplyDeletehyjnore”, kryevepër e letërsisë italiane dhe e asaj botërore.
ReplyDeletePo nuk u shuejt edhe jo Shqyptaria; (4-7-10)
lodhun prej hekrash që mizori i njiti (4-8-10)
lodhun prej territ ku robnimi e qiti (4-8-10)
(Ndre Mjeda, Liria)
i.
Djejdju
ReplyDeleteFlm
ReplyDeleteNot good motherfuker
ReplyDelete